×
  • Lajme
  • Lajme

    Flynn për rastin e Krushës së Vogël: Hetimet u zhvilluan ndaj 50 të pandehurve, u arrestua një

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 23:12

    Shefi i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Ligjore në EULEX, Paul Flynn, ka thënë se në rastin e masakrës së Krushës së Vogël kanë qenë rreth 100 dëshmitarë të intervistuar.


    Sipas tij, prokurori dhe stafi në atë kohë është dashur t’i ri-intervistonin pothuajse 100 dëshmitarë që ka zgjatur më shumë se tre deri katër muaj.

    “Në rastin Krusha e vogel, siç e dimë, është kryer një masakër e tmerrshme kundër qytetarëve shqiptarë në pjesën jugore të Kosovës. Fillimisht kanë qenë rreth 100 dëshmitarë të intervistuar dhe ky ka qenë një prej rasteve i cili ishte zgjedhur për t’u përqendruar në të. Kjo do të thoshte se prokurori dhe stafi në atë kohë është dashur të shkonin atje dhe t’i ri-intervistonin pothuaj 100 dëshmitarë qe ka zgjatur më shumë se tre deri katër muaj, kurse këto dëshmi u dhanë në video incizime dhe ne tash i kishim ato”, tha Paul Flynn.

    Ai shtoi se ishin në gjendje të ndiqnin penalisht rastin e Darko Tasicit i cili ishte vetëm njëri nga të dyshuarit e akuzuar për rastin Krusha e Vogël. Siç theksoi ai, kërkesa për hetime ishte bërë kundër 50 të pandehurve kurse sipas tij, ishte vetëm një person i cili ishte kapur.

    “Fatkeqësisht ato ishin në dispozicion tonin kur erdhi faza kur ne ishim në gjendje ta ndiqnim penalisht rastin e Darko Tasicit i cili ishte vetëm njëri nga të dyshuarit e akuzuar për rastin Krusha e Vogël. Kërkesa për hetime ishte bërë kundër 50 të pandehurve kurse ai ishte i vetmi të cilin ia dolëm ta kapnim. Përsëri duke u ballafaquar me pengesa dhe bllokada, ku edhe cilësia e dëshmitarëve ishte gjithashtu një pengesë e madhe, shumë prej dëshmitarëve kur erdhi koha e gjykimit dhanë dëshmi të ndryshme nga ato që i kishin dhënë në deklaratat e tyre, dhe ata ishin të hapur për pyetje të tërthorta nga mbrojtja gjë që ka krijuar dyshime për besueshmërinë e dëshmive të tyre të cilat gjyqtarët i kishin pranuar, ka pasur edhe vonesa të panevojshme si ato në rastet kur një avokat nuk ishte i pranishëm atëherë lënda shtyhej edhe për një muaj, dhe pastaj kishte vonesa…”, tha ai për Betimi për Drejtësi.

    Për të gjitha këto dhe më shumë rreth trajtimit të rasteve të krimeve të luftës, ndiqeni intervistën me Paul Flynn, Shef i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Ligjore në EULEX.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!