×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografi e papublikuar e Hashim Thaçit në Vjenë, gjatë viteve ’90-ta

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 20:09

    Një fotografi e pa publikuar më parë, pjesë e të cilës është edhe Presidenti Hashim Thaçi, e shkrepur në mesin e viteve ’90-ta në Vjenë të Austrisë, është publikuar të shtunën në emision “Rrëfim Suksesi” që transmetohet çdo të shtunë prej orës 19:30 në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”.


    Fotografia është publikuar gjatë rrëfimit të mjekut kosovar Avni Sadrija, se si ka arritur të depërtojë suksesshëm në profesionin e tij në Austri, shkruan Reporteri.net.

    Dr. Sadrija edhe pse larg atdheut, thotë se gjithmonë kishte pasur qëllim për të kontribuar për kauzën e vendit të tij.

    Ai kishte qenë përfaqësues i të ashtuquajturës Ministri e Shëndetësisë në kuadër të UÇK- së për Austri.

    Rrjedhimisht ai kishte pasur rast të takoj edhe me disa nga figurat kryesore të luftës. Në mesin e tyre kishte qenë edhe Hashim Thaçi, sot president i vendit, dhe kjo shihet përmes kësaj fotografie të shkrepur gjatë periudhës 1995/1996.

    Presidenti Thaçi, në foto, sikurse edhe mjeku Sadrija, duken mjaftë të ri, shkruan Reporteri.net.

    Në fotografi është edhe Enver Hoxhaj i PDK-së. Foton mund ta shikoni në minutën e 18:35 të emisionit (video e mëposhtme).

    Ndryshe, “Rrëfim Suksesi” është emisioni që ka në fokus historitë e shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë. Emisioni transmetohet cdo të shtunë në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!