×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografi nga momenti kur babai i Xhavit Halitit, e fali gjakun e të birit Agimit

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 20:05

    Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka përkujtuar profesorin e ndjerë Antton Çetën, në nder të jubilarit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, të cilës i kryesonte ky i fundit.


    Përkujtimin Haliti e ka bërë përmes një fotografie të kohës për faljen e gjakut të vëllait të tij, ku prezent ishte profesori Çeta.

    Tutje, Haliti ka rrumbullakosur në fotografi edhe babain e tij, përgjatë momentit të faljes së gjakut.

    Postimi i plotë i tij:

    2020-ta është viti jubilar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.

    Ndjehem krenar që me faljen e gjakut të vëllait, Agimit, i dhamë krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare.

    Në foto, pas plisbardhëve, babai im, Mehmeti, me kasketë, në ditën e pajtimit.

    Duke qenë se ky vit është edhe vit i 100-vjetorit të lindjes së Anton Çettës, këta rreshta kanë edhe qëllimin e homazhit ndaj jetës dhe veprës së Tij, në shërbim të kulturës shqiptare, pajtimit dhe bashkimit të popullit tonë. XHH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!