×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografia që e publikoi Flora Brovina në Kuvend është nxjerrë nga një video pornografike

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 19:55

    Fotografia që e ka publikuar sot deputetja e PDK’së, Flora Brovina, të një gruaje kosovare që është dhunuar nga forcat serbe, gjenden në një sajt pornografik të Irakut.


    Nga të gjitha viktimat shqiptare, nga 20 mijë gra të dhunuara në luftë, nga mijëra fëmijë të masakruar nga forcat serbe, Flora Brovina kishte zgjedhur një fotografi të një vajze.

    Fotografia identike e publikuar nga Brovina, gjendet në Google, e publikuar në Irak. Nga ai vend i ngjarjes, ku shihet një grua duke u dhunuar dhe disa ushtarë rreth saj, shkruan Gazeta Express.

    Portali ka provuar ta marrë në telefon Brovinën për ta pyetur deputeten mirëpo deputetja s’ka qenë e qasshme.

    Gjatë ditës, Brovina ka thënë se ka leje nga vajza e dhunuar gjatë luftës për ta publikuar atë fotografi.

    Brovina shfaq fotografi të tmerrshme nga lufta: Gruaja shqiptare përdhunohet nga serbët në sy të familjarëve

    Feride Rushiti, themeluese e qendrës se rehabilitimit të viktimave seksuale, ka thënë për Express, se gruaja për të cilën foli sot në Kuvend deputetja e PDK’së, nuk është e regjistruar në qendrën e tyre dhe as nuk e dinë për kë bëhet fjalë.

    “Nuk është kliente e jona. Ajo [Flora Brovina] nuk na ka treguar se çfarë fakte ka, vetëm na ka thënë se ka fakte, por nuk na ka treguar ato”, ka thënë Rushiti.

    Gjatë ditës ka pasur shumë reagime për publikimin e kësaj fotografie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!