×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca e mbështet qëndrimin e BE-së për situatën në veri

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 20:40
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se edhe shteti prej nga ai vjen e mbështet qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në veri.

    Qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me situatën në veri ishte se të gjitha palët duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë.

    “BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së.

    BE-ja shtoi se zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike, dhe një e tillë mund gjendet vetëm përmes një dialogu duke përfshirët të gjitha palët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!