×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca: Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 22:21

    Franca e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, derisa ka bërë thirrje që të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tash, përfshirë edhe atë për Asociacionin.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka thënë se sipas marrëveshjes që u arrit, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që pa vonesë, t’i vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, duke u bazuar në propozimin e BE’së, të mbështetur nga Franca e Gjermania, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Nëpërmjet marrëveshjes, të dyja palët u zotuan të marrin masa të menjëhershme për targat për të shmangur përshkallëzimin. Ata ranë dakord gjithashtu që të vazhdojnë pa vonesë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, në bazë të propozimit të bërë nga Përfaqësuesi i Lartë, me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë”, thuhet në komunikatë.

    Në fund, është përmendur edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

    “Franca u bën thirrje palëve që të vazhdojnë diskutimet në frymën e kompromisit dhe të zbatojnë marrëveshjet tashmë të arritura, duke përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!