×
  • Lajme
  • Lajme

    FAZ: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 12:37
    Foto: Reuters

    Gazetari gjerman, Michael Martens, ka publikuar artikullin e tij për Kosovën në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ). Në fokus, edhe këtë herë ai ka zhvillimet në veri të Kosovës, që sipas gazetarit që para pak muajsh intervistoi Albin Kurtin, politikat e kryeministrit kosovar “janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit”.

    “Vazhdimisht ka dhunë në veri të Kosovës. Megjithatë, politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit”, është nëntitulli që i ka vënë gazeta prestigjioze gjermane “FAZ” artikullit të fundit për zhvillimet në Kosovë, që raporton dhe analizohet trazirat në veri.

    Artikulli nën autorësinë e gazetarit Michael Martens është titullar “Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Artikulli i “Frankfurter Allgemeine Zeitung” komenton se si një një konflikt i ri në ‘oborr’ të Evropës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht.

    “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë, dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tash. Megjithatë, Kurti po ia bën panevojshëm shumë të lehtë”, shkruan gazetari gjerman në artikullin për FAZ.

    Gazetari Martens në artikullin e tij konsideron se Kurti po pengon Asociacionin me “arsyetime pjesërisht të dobëta”.

    “Përveç faktit që enklavat serbe në jug, të rrethuara nga vendbanime shqiptare, nuk mund të shkëputeshin lehtë nga pjesa tjetër e Kosovës, vetë qeveria kosovare ka fuqinë t’ia heqë lehtë këtë instrument Vuçiqit. Modelet e një Asociacioni sigurisht që janë të imagjinueshme, të cilat do t’i mundësonin pakicës serbe të vetëqeverisej në masë të madhe pa rrezikuar shtetin kosovar”, thotë artikulli i FAZ.

    Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës dhe për fajësimin e Prishtinës për një gjë të tillë.

    “Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!