×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi tha se Vetëvendosje po ndryshon për të keq: I kundërpërgjigjet deputetja Kollçaku

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 17:14

    Përplasjet mes ish-shokëve të idealit, pra Lëvizjes Vetëvendosje dhe të larguarve nga kjo parti që themeluan më pas Partinë socialdemokrate nuk kanë të ndalur.


    Nuk shkon thuajse çdo ditë që ata nuk hedhin akuza mes tyre. Kjo ka ndodhur edhe së fundmi, pasi ish-vetëvendosësi Frashër Krsaniqi ka thumbuar jo pak ish-partinë, duke thënë se ndjen keqardhje për të që ka përfunduar me disa figura “dytësore”, duke mosditur t’i mbajë figurat që sot janë PSD.

    Ndërsa ka folur për ndarjes e VV-së ka mohuar që parita e Kadri Veselit është shkaktarja.

    “Nuk është veç një faktor i ndarjes, dhe jo, nuk është PDK. Janë qëndrimet e ndryshme dhe në thelb, ideja që Vetëvendosje po ndërron për të keq”, u shpreh ai në një intervistë për mediat.

    Reporteri.net ka kontakuar me nënkryetaren e Vetëvendosjes, Fatmir Mulhaxha – Kollçaku për të marrë një përgjigje nga ajo për thumbin e bërë nga ish-shoku i idealit.

    Por Kollçaku thotë se nuk dëshiron të merret me deklaratat e Krasniqit, ndërsa shton se partia e tyre po ec drejt fitoreve të reja.

    “Nuk merrem me komentimin e deklaratave të ish bashkëaktivistëve. Një gjë është e qartë, Lëvizja Vetëvendosje po ecën sigurt drejt fitoreve të reja dhe pas zgjedhjeve do ta qeverisë vendin”, ka thënë Kollçaku për Reporteri.net.

    Ndryshe, kujtojmë se VV e PSD ka kohë që përplasen edhe rreth qeverisë “Haradinaj”. E para thotë se PSD po e mban në “jetë”, kurse kjo e fundit akuzon VV se nuk e ka njëmend rrëzimin e Ramushit nga pushteti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!