×
  • Lajme
  • Lajme

    Fshati në Kosovë që po kërkon mbrojtje institucionale nga rreziku prej arinjve

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 9:50

    Banorët e fshatit Pouskë të Prizrenit para zyrtarëve të pushtetit lokal kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me praninë e ariut në këtë lokalitet, veçanërisht për sulmet e fundit në stallat e fermerëve, me ç’rast janë mbytur rreth 30 dele e qengja.


    Por zyrtarët komunalë dhe ata të Policisë, në bazë të informatave të siguruara deri më tani dyshojnë se sulmeve të ariut i ka paraprirë rasti i vjedhjes së këlyshëve të tij. Për shkak të situatës së krijuar në këtë vendbanim malor, ku kryesisht jetojnë pjesëtarët e komunitetit boshnjak, pushteti lokal po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje duke i bashkërenduar veprimet me institucionet tjera, shoqatat e gjahtarëve dhe njohësit e faunës, koha.net

    Nënkryetarja për komunitete në Komunën e Prizrenit, që vjen nga radhët e komunitetit boshnjak, Memnuna Ajdini, ka bërë të ditur se në zyrën e saj ka zhvilluar një takim me banorët e Pouskës, të cilët kanë kërkuar zgjidhje urgjente për situatën e krijuar.

    Disa ditë më parë, ariu kishte mbytur 20 dele të familjes Demiri në këtë fshat. Njëra prej pjesëtareve të kësaj familjeje rrëfen se si e frikësojnë ariun përmes mjeteve piroteknike.

    “Kur vjen e ndezim këtë [mjetin piroteknik, v.j] dhe e gjuajmë pastaj shkon ajo, por kthehet prapë brenda një ore”, thotë pjesëtarja e kësaj familje.

    Ndërkaq, një ekspert i kafshëve thotë se ariu po i hakmerret banorëve të fshatit pasi ia vranë këlyshët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!