×
  • Lajme
  • Lajme

    Fshati Ratkoc shënon ditën e dhurimit të gjakut, u bashkohet edhe Avdullah Hoti

    Reporteri
    05 Shkurt 2023 | 20:08

    Dhurimi i gjakut në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit, tashmë është shndërruar në një lloj tradite për banorët e këtij fshati.

    Si çdo vit, edhe sot, banorët e fshatit u janë drejtuar Ambulancës së fshatit për të dhuruar gjak me moton “Dhuro gjak shpëto jetë”.

    Përveç, kësaj iniciative i është bashkuar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili vjen nga ky fshat.

    “5 shkurti – Dita e dhurimit të gjakut në Ratkoc
    U bën 19 vjet nga fillimi i këtij aktiviteti human. Qindra burra e gra tanimë e shohin këtë veprim si detyrë të tyre më 5 shkurt”, ka shkruar Hoti në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ratkoci tashmë është bërë një shembull që po kopjohet edhe nga fshatrat përreth.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!