×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Fshesa Kurti’, Qeveria shkarkon bordin e Telekomit

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 16:32

    Qeveria e Kosovës ka votuar sot në mbledhje të qeverisë për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Telekomit.


    Kjo u bë me propozim të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit.
    Ajo tha se ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare derisa kërkoi veprimin e menjëhershëm të qeverisë.

    “Ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare ndodhet në prag të falimentimit duke rrezikuar shërbimet, pronën publike. Si ministre përgjegjëse konstatoj veprimin e qeverisë. Shkarkohet bordi i drejtorëve i ndërmarrjes Publike të Telekomit, shfuqizohen vendimet e 29 marsit”, tha Hajdari, derisa dha edhe arsyet se pse duhet të shkarkohen.

    “Nuk kanë përmbushur planin e biznesit, Qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat, Drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta. Rezoluta e Kuvendit kërkon shkarkimin e drejtorëve”, ka thënë ajo, shkruan Express.
    Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ndërkaq i ka propozuar ministres që të mblidhet Komiteti Ministror, pastaj të merret vendimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!