×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK: Detyra jonë kryesore është mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 16:11

    Ministria e Mbrojtjes në Kosovë përmes një njoftimi ka thënë se FSK do të vazhdojnë të kontribuojë edhe në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.


    “Ne jemi të vendosur që betimin tonë të ushtarakut dhe vlerat ushtarake t’i zbatojmë deri në fund në shërbim të mbrojtjes së vendit si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global”.

    Në njoftim më tej thuhet se FSK bashkë me NATO-n do të kryejnë detyrat në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit, kombëtarë, rajonal dhe më gjerë.

    “Ligjërisht e njohur tashmë, Forca e Sigurisë së Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!