×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK-ja dhe ushtria e Shqipërisë me stërvitje të përbashkët për operacione luftarake

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 14:45

    Forca e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake.

    Për këtë stërvitje ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se po vazhdohet me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacioni luftarake.

    “Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake. Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë. Së bashku gjithmonë më të forte”, ka shkruar Mehaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!