×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK’ja largon 143 mjete shpërthyese në Pejë

    Reporteri
    13 Gusht 2022 | 22:18

    143 mjete shpërthyese janë larguar këtë të shtunë nga afërsia e nënstacionit elektrik “Peja 2” në lagjen “Dardania” në Pejë.

    Eliminimi i tyre është bërë nga ekipet për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera Eksplozive (EOD) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të asistuara nga Policia e Kosovës dhe ekipi i EOD-së së KFOR-it Zviceran.

    “Gjatë operacionit dy ditor janë larguar këto mbetje të rrezikshme që datonin që nga koha e Luftës së Parë Botërore të cilat rrezikonin sigurinë e banorëve. Mbetjet janë hasur gjatë punimeve për shtrimin e rrymës në​ lagje”, thuhet në komunikatën për media të FSK-së.

    Tutje, bëhet e ditur se mjetet janë tërhequr në mënyrë të sigurt dhe do të shkatërrohen në mënyrë të kontrolluar ditëve në vijim në një zonë të sigurt.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!