×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK përfshihet në aksionin për kapjen e ariut në Prizren

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 17:47

    Forca e Sigurisë së Kosovës i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të bërë për të mbrojtur qytetarët dhe pasuritë e tyre nga Ariu i Murrmë që është shfaqur së fundmi në Prizren dhe për të gjetur zgjidhje të mirë për ariun që është i mbrojtur me ligj.


    Sipas një njoftimi nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, pas shqetësimeve të fundit të banorëve të fshatit Pouske të Prizrenit, Ministria e Mjedisit ka emëruar një komision për vlerësimin e masave që duhet ndërmarrë për të mbrojtur banorët.

    DAPK “Sharri” kërkon nga banorët e Pouskas të lajmërojnë Policinë nëse hasin në ariun e murrmë

    “Në kuadër të këtyre vlerësimeve dhe masave MMPH/AMMK ka kontaktuar me shumicën e institucioneve relevante që mundë të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje në gjetjen e një zgjedhje të përshtatshme për këtë rast. Meqenëse ky rast ndërlidhet me sigurinë e qytetarëve të cilët kanë ankesa të vazhdueshme se u rrezikohet jeta dhe kanë pësuar dëme të pasurisë së tyre, MMPH/AMMK ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. FSK i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe sot një ekip nga njësia ndërlidhëse e FSK për reagim në rastet e krizave së bashku me disa anëtarë të komisionit të formuar nga MMPK/AMMK, kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim të kësaj agjencie në Facebook.

    Njësia e FSK-së ka vizituar lokacionin dhe është takuar me banorët e fshatit që kanë pësuar dëme nga ariu.

    Në fund të njoftimit theksohet se “gjatë analizës së situatës dhe shqyrtimit të nevojave është dalë edhe propozimi i banorëve që zgjidhja me e mirë për te tejkaluar situatën do të ishte ndërrimi i lokacionit për ariun e murrmë”.

    Ditë më parë Reporteri.net kishte raportuar si Prizreni ishte mobilizuar për gjetjen e ariut.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!