×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftesa e dytë brenda ditës: Specialja thërret edhe një ish ushtar të UÇK-së

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 13:14

    Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë, kanë intensifikuar tej mase punën e tyre.


    Vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë publike dy ftesa të cilat kanë ardhur në drejtim të ish-ushtarëve të UÇK-së.

    Pas Sejdi Berishës nga Malisheva, i ftuari i rradhës është Nevzat Kryeziu nga Suhareka.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeziu përmes një postimi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shokë, miq dhe bashkëluftëtar desha të ju njoftoj se sot kam pranuar ftesë për tu paraqitur në dhomat e specializuara të Gjykatës se Hagës..
    Duke besuar në luftën e pastër të UÇK-së si të gjithë bashkluftëtarët e mi do ti përgjigjem pozitivisht kësaj ftese..
    Krenar qe kam dhën një kontribut modest në përpjekjet kolosale të popullit tim për Liri..

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!