×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftohja Amerikë – Kurti, a do t’i besojë Grenell Veselit kur tha se “Albini është genjeshtar”?

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 22:24

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po takohet nga zyrtarët e lartë amerikanë. Shijen e hidhur të injorimit, Kurti e përjetoi në Munich kur njerezit kryesorë të Amerikës nuk e takuan fare atë.


    Për më tepër i dërguari special për dialogun, Richard Grenell e zyrtarë tjerë amerikanë takuan presidentin Thaçin dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.

    Mediat raportojnë se ata janë të zhgënjyer me Kurtin pasi ai ka shkelur premtimet që ua ka dhënë atyre për heqjen e taksës dhe mosvendosjen e reciprocitetit.
    Sipas raportimeve, ata i kanë dhënë ultimatum Kurtit deri në këtë vikend që ta heq taksën. Në të kundertën, Amerika do të terhiqet nga shumë procese që e ndihmojnë Kosovën, shkruan Reporteri.net

    Në fakt ambasadori Grenell ishte përpjekur ta mbrojë Kurtin publikisht në një përballje në Twitter me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

    Veseli në reagimin e djeshëm ka kërkuar nga Kurti të mos dorëzohet para Serbisë dhe ta heqë taksën.

    Ai tutje ka shkruar se është i shqetësuar me ngutinë e tepruar të Kurtit për t’i përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për ta rehatuar Listën Serbe.

    Por, Veseli kishte pasur një përgjigje që me gjasë amerikanët nuk e kishin besuar atëherë, por tash me gjasë e mendojnë njejtë.

    Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.

    Edhe ish kryeministri Haradinaj që prej se Kurti ka fituar zgjedhjet e ka quajtur nepër media si mashtrues e genjeshtar Kurtin. Madje ai ka thënë se nuk do të zgjass shumë ky “mashtrim” dhe se vendi shpejt do të shkojë në zgjedhje.

    Amerikanët dhe Kryeministri Kurti mospajtimin e kanë rreth dialogut në terësi. Ata duan që deri në pranverë Kosova dhe Serbia të kenë një marrëveshje finale të paqës, qe rezulton me njohje reciproke.

    Por duket se Kurti po heziton në këtë drejtim pasi ka deklaruar se dëshiron vlerësim të dialogut deri tash dhe një ecje më të ngadaltë.
    Ai pati edhe nja tri parime në Munich, ku tha se dëshiron marrëveshje me dialog, jo dialog me harta dhe jo harta me presidentët rreth tyre./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!