×
  • Lajme
  • Lajme

    Futen në karantinë personeli i ambulancës në Viti, kontrolluan 80-vjecarin e kthyer nga Italia

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 12:59

    Emergjenca në Komunën e Vitisë është mbyllur sot në mëngjes, pasi një person rreth të 80’ve po dyshohet se është prekur me koronavirus. I gjithë stafi mjekësor që ka qenë në kontakt me ambientin ku ka qëndruar ai, është në karantinë.


    Rastin për Express e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kodoni.

    “Po, është shumë e vërtetë që është mbyll emergjenca në Viti. ka qenë një rast dmth që është i dyshuar, ka shku prej neve në Gjilan si grip, pra si gjendje gripoze. Nuk është dyshu që është i prekur me koronavirus, pra është dyshu vec për gjendje gripoze, por ns bazë të informative jo zyrtare kemi marrë vesh që rasti ka shkuar në Prishtinë, për dyshim me virus. Prandaj ne si kemi ardhur sot në mëngjes kemi mbyllë emergjencën dhe e kemi ba pastrimin dhe aktualisht jemi duke funksionuar në objektin tjetër”, ka thënë ajo.

    Kodoni thotë se i ka urdhëruar 11 mjekë e infermierë që të mos dalin nga dhoma deri në daljen e rezultateve. Personi që dyshohet për koronavirus ka qenë në Itali së fundi.

    “Të gjithë personat që kanë qenë aty unë kam dhënë udhër që me ndejt në objekt, dmth me një dhomë derisa të del rezultati. Prej neve dmth ka shkuar si gjendje gripoze, mirëpo për shkak se e kanë marrë informatanë që kanë qenë në Itali kanë thënë shko në Gjilan be ndonjë kontroll . Personeli është i lindur në vitin 1943. 11, pra të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me ambientin ku ka qenë personi. Nuk i kemi lanë as me shku në shtëpi se ka qenë ndërrimi i natës, e deri të dalin rezultatet”, ka thënë ajo.

    Ndryshe, më shumë se 10 mostra të pacientëve janë dorëzuar sot në IKSHP nga ana e zyrtarëve të Klinikës Infektive me dyshimet për koronavirus.

    Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Sipas mjekëve, numri po shtohet nga minuta në minutë në Infektivë.

    “Rezultatet për këta 10 persona pritet të dalin në orët e para të pasdites”, kanë thënë ata.

    Në mesin e këtyre 10 personave është edhe vajza nga Gjakova për të cilën është raportuar dje se ka dyshime se mund të jetë infektuar me koronavirus.

    Megjithatë për vajzën, mjekët thonë se nuk kanë parë ndonjë simptomë të dukshme tek ajo, e cila mund të çojë në dyshime për pandemi. “Mirëpo ajo është izolu deri në marrjen e rezultatit”, kanë thënë ata për gazetën.

    Kontrollet për koronavirus në shtetin e Kosovës kanë filluar nga 8 shkurti dhe deri më sot janë testuar gjithsej 82 pacientë, të cilët kanë rezultuar negativë. Aktualisht në qendrat e kontrollit kanë arritur 10 raste të reja të dyshuara, rezultatet e të cilave do të bëhen të ditura në mbrëmje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!