×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Geci ironizon me Albin Kurtin për dokumentet e dialogut: Është dashtë me ia dorëzu 50 kutia me gaz lotsjellës

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 16:45

    Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka ironizuar në postimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ku publikoi dokumentin me të cilin dëshmon se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet për dialogun, kryeministrit të tashëm, Albin Kurtit.


    Geci i është drejtuar Hotit duke ironizuar e duke thënë se nuk është dashtë të ia dorëzojë dokumentet me protokoll, dhe se stafi i Kurtit janë duke i kërkuar ato në raftet e në korridoret e qeverisë.

    Geci ne komentin e tij ka thënë se Hoti është dashtë që në vend të dokumenteve të i dorëzojë kryeministrit 30 paketa vezë.

    Ndërsa ky reagim i Hotit për Kurtin ku publikoi edhe dokumentin zyrtar erdhi pasi ky i fundit, tha se më shumë ka kuptuar për dialogun në vizitën e tij në Bruksel se sa nga qeveria në Kosovë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!