×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu publikon mesazhin plot ofendime, thotë se i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë Kurti

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 13:08

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar në Facebook një mesazh me përmbajtje shqetësuese e plot ofendime që thotë se e ka marrë nga një person, pas replikave në Kuvend që kishte me dy ministrat e Qeverisë, Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati.

    “Pas parashtrimit te pyetjeve parlamentare ne Kuvend ku pata replika me dy Ministra, në mesazhe private ne Facebook mu versul një monster.

    Ftoj Bashkeshorten(nese e ka) Vajzat, rejat e ti dhe mbesat e ti qe të distancohen nga kjo monster Sepse për mua nuk është shqetesim kur një i tille shkruan në adresen time, unë shqetesohem për ato gra e vajza qe jetojne me te dhe paramendoni si i trajton një i tillë ato???”, ka shkruar Osmani sipër mesazhit të publikuar.

    Deputetja Musliu gjatë ditës së sotme ka pasur replika në Kuvend me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe atë të Financave Hekuran Murati. /Reporteri.net

    “S’kemi nevojë për mësues – puno e mos na sugjero”, përplasje mes Musliut dhe Haxhiut në Kuvend

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!