×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu-Qeverisë: E keni kallë Kuvendin sa herë s’kanë qenë këtu ministrat, po veproni njëjtë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 11:29

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit ka kritikuar mungesën e ministrave të Qeverisë Kurti në seancat plenare.


    Ajo ka kërkuar nga kryeparlamentari Konjufca e po ashtu edhe nga kryeministri Kurti që t’ua tërheqë vërejtën ministrave për këto mungesa, shkruan Reporteri.net

    Madje, Musliu ka thënë se sa Vetëvendosje ishte në opozitë, kur mungonit ministrat e Qeverisë në Kuvend, ata e “kallnin Parlamentin”.

    Ndryshe, shumë deputetë si të opozitës, ashtu edhe të pozitës u detyruan të mos bëjnë pyetjet e tyre për shkak të mungesës së ministrave në seancë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!