×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu: Veliu zor të kthjellet e ta gjejë rrugën për në Kuvend pas humbjes në Podujevë

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 12:41

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka munguar në seancën e sotme plenare të Kuvendi të Kosovës.


    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin Veliu për mosparaqitjen e tij në Kuvend, derisa edhe e ka përqeshur atë.

    Musliu ka thënë se Veliu do ta ketë shumë vështirë të kthjellet pas humbjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, derisa është shprehur se do ta ketë të vështirë ta gjejë edhe rrugën për të ardhur deri në Kuvend.

    “Ka me pas shumë vështirë me u kthjell dhe me e ditë rrugën për në Kuvend. Njeri i papërgjegjshëm nuk e meriton ma shumë se me bo hajgare me të”, ka thënë ajo.

    Musliu ka thënë tutje se i uron shërim të shpejtë emocional ministrit Veliu, pasi, sipas saj, një gjë e tillë i duhet tani.

    Në mungesë të ministrit, deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës, nuk i kanë bërë pyetjet të cilat i kishin përgatitur për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!