×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu: Zgjedhjet në PDK ma kanë qu mallin si ato në Amerikë

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 23:59

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ndërsa ka folur për zgjedhjet e brendshme në partinë e saj që sollën si kryetar Kadri Veselin  ka thënë se ato ishin të njëjta si me ato në Amerikë.


    “Zgjedhjet në PDK ma kanë qu mallin sikur zgjedhjet në Amerikë”, ka deklaruar Musliu në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ajo më tej tha zgjedhjet e brendshme në partinë e saj janë shembull për partitë tjera.

    Lidhur me kritikat se procesi ka qenë jo demokratik pasi Veseli nuk ka pasur asnjë kundër-kandidat për pozitën e kryetarit, deputetja Musliu tha se në të gjitha nivelet në PDK ka pasur kundër-kandidatë. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!