×
  • Lajme
  • Lajme / Analizë

    GAP vlerëson se 20 komuna do t’i humbin miliona euro grante qeveritare shkaku i rezultateve të regjistrimit të popullsisë

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 18:39

    Instituti GAP ka përllogaritur se sa mund të ndikohet buxheti vjetor i komunave si rezultat i ndryshimit të popullsisë, bazuar në rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë 2024 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    “Mbi 40% e buxhetit vjetor të komunave vjen nga Granti i Përgjithshëm (niveli qendror). Se sa pranon secila komunë nga ky grant varet në masën më të madhe (89%) nga numri i popullsisë së komunës”, vlerëson GAP-i.

    GAP ka llogaritur se miliona euro do t’i humbin 20 komuna të Kosovës, ndërsa 13 komuna do të marrin miliona euro më shumë.

    Sipas GAP-it, më së shumti humb Prizreni e më së shumti fiton Prishtina.

    Më poshtë, Instituti GAP ka përllogaritur se sa mund të ndikohet buxheti vjetor:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!