×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Kosovarët për shërim detyrohen të shkojnë edhe në Beograd

    Reporteri
    06 Janar 2022 | 21:17

    Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka sigurime shëndetësore.

    Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 duke folur për 2 dekada qeverisje, ai tha se për shkak që Kosova nuk ka sigurim shëndetësor, kosovarët detyrohen të shkojnë edhe në Beograd për shërim.

    “Në shumicën e fushave jemi më së keqi në rajon. Jemi I vetmi vend që nuk kemi sigurime shëndetësore. Mali i Zi, Serbi e Shqipëria e Maqedonia i kanë sigurimet e këqija, por i kanë. Na nuk kemi hiq sigurim. Kosovarët edhe pas një lufte të tmerrshme, detyrohen me shku jo vetëm në Shkup e Podgoricë, por edhe në Beograd, në kryeqytetin e shtetit që në vitin 1998-99 i ka kry gjithë ato krime kundër shqiptarëve në Kosovë”, tha Gashi.

    Gashi ka folur edhe për zhvillimet në 20 vjetët e fundit në Kosovë. Thotë se janë të pakta gjërat e mira që kanë ndodhur në këtë periudhë. Sipas tij, ajo që i është bërë shtetit të Kosovës në këto 20 vjet, nuk i ishte bërë as nga regjimi serb.

    “Në shumicën e fushave jemi, jo më së keqi në rajon por më së keqi në Europë dhe ndoshta konkurrojmë edhe në botë. As regjimi okupus kriminel serb në vitet e 90’ta nuk i ka bo çka i kemi bërë na për 20 vjet’, tha Gashi.

    “Natyrisht, janë do hapa pozitiv e sene të mira që kanë ndodhur për këto 20 vjet, për shembull, një prej tyre është ajo e vitit 1999, dëbimi i trupave serbe prej Kosovës por unë konsideroj se kjo është më shumë meritë e bashkësisë ndërkombëtare, në fakt e Aleancës NATO dhe viti 2008, shpallja e pavarësisë e cila faktikisht është një deklaratë e shkruar prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe e përkthyer dhe lexuar prej neve. Ndoshta ka disa gjëra pozitive por unë e shoh si shumë të errët këtë”, shtoi tutje Gashi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!