×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi thotë se LDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 15:50

    Ka përfunduar mbledhja urgjente e Lidhjes Demokratike të Kosovës e thirrur nga kreu i saj Isa Mustafa.


    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një konferencë për medie pas mbledhjes ka bërë të ditur se është diskutuar për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe shpresojnë që gjatë kësaj javë do të kalojë në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Gashi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Podujevë nuk ishte në fokus si temë gjatë mbledhjes, por që sigurisht është një rezultat jo i kënaqshëm për ta dhe do të bëjnë analiza që të mos kenë probleme në zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Ndërsa sa i përket çështjes së presidentit, ai ka thënë se është Mustafa ai që e ka obligim për ta gjetur një zgjidhje për postin e presidentit.

    “Kryetari Mustafa si bartës i koalicionit e ka për obligim për të gjetur zgjidhje për postin e presidentit”, ka thënë ai.

    Gashi po ashtu tha se zgjedhjet janë opsion në demokraci dhe se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

    Ai nuk ka përjashtuar mbajtjen e zgjedhjeve duke thënë se ato janë opsion në demokraci. Gashi ka shtuar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

    “Kandidimi i Haradinajt për president është vullnet i AAK-së, në LDK nuk janë diskutuar emrat e përveçëm. Kuvendit duhet t’i propozohen dy kandidatë, pastaj duhen 60 nënshkrime. Është një teknologji më komplekse sesa ajo që po diskutohet”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se gjeneza e Vetëvendosjes është në PDK, duke shtuar se edhe shumë parti tjera kanë dalë nga LDK-ja.

    Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas rezultatit në zgjedhjet në Podujevë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës, Nexhmi Rudari, është radhitur i dyti, duke e humbur për herë të parë pushtetin e Lidhjes Demokratike në këtë komunë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!