×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Numër i konsiderueshëm i deputetëve të VV-së duan t’i bashkohen LDK-së

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 7:55
    Arben Gashi

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se ka një numër deputetësh nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që duan t’i bashkohen LDK-së.

    Gashi theksoi se pret që ky numër të rritet.

    “Mund të konfirmoj edhe sot se ka një numër të konsiderueshëm deputetësh të cilët kanë afërsi me LDK-në dhe vazhdojnë të shfaqin afërsi me LDK-në dhe mundësinë për t’iu bashkuar LDK-së. Mund të them se janë nga Grupi Parlamentar i Pushtetit. Pres që ku numër të rritet sa më shumë ne i afrohemi pranverës sepse po pritet të thellohet kriza ekonomike, sociale, energjitike dhe të gjitha këto si pasojë edhe e paaftësisë së Qeverisë” deklaroi Gashi në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!