×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi tha se s’replikojnë me Gërvallën pasi s’i plotëson kriteret, Abdixhiku e deputetët e LDK’së “shkrihen” duke qeshur

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 14:44

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, e ka marrë fjalën pasi zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, e përmendi disa herë këtë parti gjatë fjalimit.

    Gashi tha se Gërvalla tashmë hynë edhe zyrtarisht në kategorinë e personave, me të cilët LDK’ja s’replikon.

    “Zëvendëskryeministrja 13 herë e përmendi LDK’në në fjalimin e saj. Seriozisht, hynë në kategorinë e personave tashmë edhe zyrtarisht me të cilët LDK’ja ma as nuk replikon, nuk i plotëson as minimum kriteret e replikës”, ka thënë Gashi, pas së cilës deklaratë kanë qeshur Kryetari Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të LDK’së.

    Ndërsa, Gërvalla gjatë fjalimit të saj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në veri, iu është drejtuar opozitës “Këtu ne foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni në ambasada ktheheni në pula”.

    Ajo tha se partia në pushtet akuzohet se nuk po din ti riparojë gabimet e qeverive të kaluara.

    “Akuzohemi që nuk po dijmë ti riparojmë gabime tuaja, pra nuk po pajtoheni me atë q keni thënë dhe bërë ë të kaluarën, ne nuk kemi ndërruar qëndrimin tonë as ndaj sovranitetit, as ndaj integritetit territorial, as me pazaret ndaj tokave të Kosovës andaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka thënë Gërvalla.

    Ajo ka kërkuar nga opozita të kërkojë falje për gabimet që i kanë bërë derisa kanë qenë në pushtet.

    “Kërkoni falje për gabimet që keni bërë, për faljen e Mitrovicës, për pazar me tokat e këtij vendi kërkoni falje për marrëveshjen e viti 2013 e cila mundëson një Republikë Serbe të dytë brenda territorit të Kosovës, kërkoni falje për tolerimin e shkeljes së vazhdueshme për integritetin e vendit”, tha ajo.

    Gërvalla-opozitës: Këtu në foltore jeni shqiponjë, por kur shkoni në ambasada ktheheni në pula

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!