×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët këshillohen për funksionimin në kohë pandemie

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 22:56

    Ndër të parët që pësuan nga pandemia ishin gastronomët.


    Fillimisht u mbyllën në tërësi, më pas u lejuan të zhvillojnë veprimtarinë e tyre lirshëm e për t’iu kufizuar puna sërish, meqë u konsideruan si vatër e përhapjes së virusit korona.

    Oda e hotelerisë dhe turizmit vendosi që të ofrojë këshilla shtesë për gastronominë, se si duhet të funksionojnë në kohë pandemie.

    Kjo për t’i ruajtur edhe klientët, por edhe stafin e tyre nga koronavirusi.

    Të shtunën, nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit dhanë rekomandime për një nga hotelet e vendit.

    Dezinfektimi i herpashershëm i duarve, pastërtia e shtuar e seteve të ushqimi dhe ruajtja e domosdoshme e distancës brenda ambienteve të shërbimit, ishin vetëm disa nga rekomandimet që dhanë ata.

    Anëtarët e stafit të një prej hoteleve në Prishtinë, theksuan se ata udhëzime të tilla janë munduar t’i zbatojnë gjithnjë, përkundër paragjykimeve të krijuara nga pandemia.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!