×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët sonte protestojnë me sirena para Qeverisë

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 9:21

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kundërshton masat e reja anti-COVID të miratuara dje pasdite nga Qeveria e Kosovës. Ata kanë ftuar për sot në mbrëmje të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë për të protestuar.

    Sipas njoftimit, protesta me automjete dhe sirena do të nisë në orën ora 21:30.

    “Kundër masave të reja me sirena. Kundërshtojmë masat duke e ruajt shëndetin publik”, është bërë e ditur në njoftim, shkruan Reporteri.net.

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e 41-të të saj, ku ka miratuar masat e reja anti-COVID.

    Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit. Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

    Ndërsa, gastronomia do të punoj deri në ora 23:00, por muzika duhet të ndalohet pas orës 21:30.

    Kjo ka bërë që Gastronomët të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës.

    Të gjitha vendimet kanë hyrë në fuqi që nga dje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!