×
  • Lajme
  • Lajme

    Gaxherri u thotë VV-së: Leni broçkullat, leni vajtimet se keni ikë prej përgjegjësisë

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 10:55

    Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku në rend dite është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.


    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mori fjalën me ç’rast në fillim të fjalimit uroi kryeministrin e ri Avdullah Hoti.

    Ajo tha se besoj që ju do ti jepni siguri të plotë Kosovës në këtë krizë pandemike, ekonomike dhe politike në të cilën gjendemi.

    Tutje ajo shtoi se si LDK në krye me Avdullah Hotin, do të jënë të sigurtë që t’u dalin përballë qytetarëve të Republikës.

    Po ashtu Gaxherri, iu drejtua edhe Grupit Parlamentar të VV-së të cilëve u tha se kanë ikur nga përgjegjësitë dhe se nuk i ka hequr askush nga pushteti.

    “Kolegë të nderuar, deri dje partner, leni broçkullat, leni vajtimet se keni ikë vet prej përgjegjësisë. Kurrkush nuk iu ka hekë.
    Kush mendon që mundet me bo çka don, heket, pushon pak dhe vazhdon ai që është serioz.”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!