×
  • Lajme
  • Lajme

    Në front ndaj pandemisë, këta janë pesë mjekët që humbën jetën prej Covidit

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 21:16

    Presidenti Thaçi nderon pesë mjekët, vdiqën nga COVID-19 pasi paraprakisht ishin infektuar në krye të detyrës.


    I doli në ndihmë, çdo qytetari që kishte nevojë për trajtim mjekësor.

    Angazhimi i tij si mjek u kërkua më shumë kohëve të fundit, kur po trajtonte qytetarët e prekur me COVID-19.

    Që nga dita e parë Dr. Ali Tolaj ishte përball luftës së ashpër me virusin korona, duke shërbyer në Spitalin e Gjakovës.

    Mirëpo përhapjes së vrullshme të virusit korona nuk i shpëtoi pa u prekur edhe vetë.

    Por, doktori Tolaj infektimit me virusin famkeq nuk arriti të shpëtoj.

    E veç disa ditë më vonë, një mjek tjetër nga kjo komunë ishte në gjendje kritike pasi që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

    Derisa virusin po e luftonte tek të pacientët e tjerë, mjeku Kujtim Zarari ishte prekur edhe vetë.

    Gjendja e tij ishte përkeqësuar, dhe i njejti vdiq.

    Virusi korona kishte depërtuar edhe në QKMF-në e Gjonajt të Prizrenit.

    Këtu, kishte prekur specialistin e mjekësisë familjare, 56 vjeçarin Dr. Lulzim Kolgjeraj.

    E fatkeqësisht, mantel bardhi doktor Kolgjeraj pas komplikimeve shëndetësore nuk kishte arritur t’i shpëtoj virusit korona.

    Numri i rasteve po rritej cdo ditë, pasi që rastet e kontaktit kishin marr përmasa të zgjerimit anë e mban Kosovës.

    Kështu, në valen e rasteve të shumta me covid-19, ishte infektuar edhe mjeku internist e reumatologu doktor Sylejman Rexhepi. Ai kishte shërbyer në shtëpinë e shëndetit në Ferizaj, dhe në moshën 67 vjecare vdiq nga komplikimet me virusin korona

    Listës së doktorëve që nuk i shpëtuan Covid-19, është edhe doktor, Fadil Zuka.

    Zuka, i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta.

    Pesë doktorët që vdiqën nga Covid-19, i ka nderuar këtë të enjte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Kreu i shtetit shkroi se kujtimi për ta dhe çdo qytetar tjetër që ka ndërruar jetë si shkak i pandemisë do të jetë i përhershëm.

    Me virusin korona në Kosovë janë të prekur edhe mbi 500 profesionistë shëndetësorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!