×
  • Lajme
  • Lajme

    Shi e vranësira, moti për sot dhe ditët e ardhshme

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 8:20

    Prishtina Weather ka njoftuar se fundjava do të jetë me vransira dhe kthjellime. Të shtunën në mbrëmje mundësi për riga lokale. Ditët e para të nëntorit kryesisht me vransira, mot më të butë, mundësi për reshje të dobëta shiu.


    30.10.2020 – Vendi ynë ditëve të ardhshme do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit më të rritur që shtrihen mbi pjesën më të madhe Mesdheut. Mirëpo ditën e shtunë, një turbullirë nga Europa veriore do të depërtojë në lindje të rajonit, që si rrjedhojë do të ketë shtim të vransirave, e gjatë ditës dhe në mbrëmje nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

    Pasditen e së dieles do të ketë kthjellime. Në fillim të javës, megjithëse mbetemi nën ndikimin e fushave anticiklonike, nga lindja e rajonit mund të kalojnë sisteme frontale, që sjellin vransira, e ditën e martë mundësi edhe për të reshura. Ditëve të para të nëntorit temperaturat gradualisht në rritje.

    Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e shtunë do të luhatet përreth vlerave të mira dhe mesatare, e nga dita e diel herë herë pritet të kaloj edhe në vlera të pashëndetshme.

    31.10 – Nga orët e paradites vransirat do të shtohen. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të pakta lokale shiu.

    1.11 – Paradite me vransira, ditën me kthjellime dhe intervale me diell.

    2.11 – Kryesisht me vransira, ditën edhe me intervale me diell.

    3.11 – Kryesisht vranët, me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

    4.11 – Kryesisht me vransira, ditën intervale me diell.

    Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore, me minimale që do të lëvizin nga 4C deri 9C, e maksimalet nga 16C deri 19C.

    Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 2-7m/s.

    Shtypja atmosferike do të luhatet sipër vlerave normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!