×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta gjermane: Konflikti midis BE-së dhe Amerikës, rrëzoi Qeverinë Kurti

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 10:54

    Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka raportuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas një mocioni votëbesimi, i iniciuar nga LDK-ja dhe mbështetur nga partitë opozitare.


    Gazeta ks shkruar se zyrtarisht kishte polemikë për politikën e duhur për tejkalimin e krizës me koronavirusin. “Prapa skenave, ishte një konflikt ndërmjet BE-së dhe Amerikës”, shkruan gazeta.

    Sipas FAZ, Uashingtoni është duke bërë përpjekje për të bindur Prishtinën të pranojë një marrëveshje, të cilën e kundërshton Brukseli.

    “Toni midis Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë kosovare ishte rritur kohën e fundit. Donald Trump Junior kërcënoi se amerikanët mund të mbyllnin Camp Bondsteel, bazën e tyre ushtarake në Kosovë. Ky është një kërcënim jashtëzakonisht serioz, pasi ndjenja e sigurisë së shqiptarëve të Kosovës bazohet kryesisht në praninë ushtarake amerikane në vendin e tyre”, shkruan FAZ.

    Gjermania dhe Franca u përpoqën të parandalojnë votën e mosbesimit, por nuk mund të mbizotëronin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!