×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari britanik rrëfen etjen për gjak të terroristit kosovar: “Dua të ta pres kokën”

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 17:37

    Një intervistë e gjatë me ish-pjesëtarin e ISIS’it nga Kosova, Fitim Lladrovci është publikuar në magazinën e 1843-të të mediumit britanik “The Economist”.


    Gazetari Alexander Clapp, i cili e kishte takuar disa herë Lladrovcin në Obiliq, pasi ishte liruar nga burgu në Kosovë, ka përshkruar përvojat e tij me kosovarin e radikalizuar.

    Gazetari e ka takuar katër herë Lladrovcin dhe ka biseduar mbi 10 orë me të, për të cilin thotë se i ndryshonte gjendja.

    “Njëherë më tha se e ndjente nevojën që të më binte thikë, e pastaj tregohej i kujdesshëm aq sa të më pyeste për gjendjen e nënës sime që ishte e sëmurë”, përshkruan gazetari Alexander Clapp.

    Ish-pjesëtari i ISIS’it ia ka përshkruar gazetarit të gjithë jetën e tij, rrugëtimin në Siri, kthimin dhe jetën pas luftës.

    Lladrovci ka shkuar në Siri në vitin 2013 dhe u kthye një vit më pas në Kosovë, ku u arrestua dhe qëndroi në burg për tri vjet.

    Pasi doli nga burgu, ai akoma krenohej me Shtetin Islamik dhe thoshte se është i penduar pse u kthye nga Siria.

    Tash Lladrovci është nën arrest shtëpiak deri në shtator të vitit 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!