20 vjet pas luftës në Kosovë, gazetari i dikurshëm i ARD’së, Elias Bierdel do të kujtojë fillimin e ndërhyrjes së NATO’s për shpëtimin e popullit të Kosovës.
Bierdel kishte filluar të raportojë për Kosovën në vitin 1997. Ai ishte në mars të vitit 1999 në Prishtinë për të raportuar për fillimin e intervenimit të NATO’së ndaj caqeve ushtarake serbe.
Gazetarët e vendeve perëndimore që ishin pjesë e koalicionit të NATO’s atë kohë, lëshuan Kosovën. Por Bierdel vendosi të qëndrojë në Prishtinë dhe gjeti strehim tek një familje shqiptare në Prishtinë. Më 24 mars filloi të raportojë për fillimin e bombardimeve. Qëndroi 5 ditët e para në Prishtinë por u detyrua të largohet, për arsye të sigurisë. Udhëtimi i tij deri në kufi me Maqedoninë(tani Maqedoni Veriore) ishte përplot rreziqe.
Ai sot kthehet në Prishtinë ku do shpalosë dëshminë e tij. Vendi do të jetë Fakulteti Filologjik Salla “Idriz Ajeti”, me datë 02.05.2019, në orën 11:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.