×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i Shëndetësisë: Rënie të oksigjenit me pasojë vdekjen ka pasur edhe në të kaluarën në QKUK

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 17:13

    Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, thotë se mbrëmë në Klinikën Infektive, dyshohet se katër persona të prekur me coronavirus kanë vdekur nga mungesa e rënies së oksigjenit.


    Vitija thotë se fatkeqësisht rënia e oksigjenit në QKUK nuk është më lajm. Kujton se edhe vitin e kaluar, kur ministër i Shëndetësisë ka qenë Uran Ismaili i PDK-së ka pasur raste të rënies së oksigjenit, me pasojë vdekjen e pacientëve. Gjithashtu përmend edhe rastin e vitit 2017 më oksidul, ku pacientet kishin vdekur si pasojë e mungesës së tij në QKUK, në kohen e Imet Rrahmanit të LDK-së Ministër i Shëndetësisë.

    Shton se nuk është ndërmarrë asnjë masë nga shteti, e as nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës e madje as nga Prokuroria e Shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Mjeket dhe infermieret e Infektives mbreme e kane perjetuar tmerrin pas ores 1 te mesnates. Kater paciente kane vdekur ne te njejten kohe, nje tjeter eshte arritur te shpetohet. Dyshimet e para lidhen me renien e oksigjenit ku pacientet kane qene duke u furnizuar me CPAP ne intensive por edhe ne reparte.

    Fatkeqesisht renia e oksigjenit ne QKUK nuk eshte lajm. Ka ndodh edhe ma heret dhe ndonese anesteziologet kane arritur t’i menaxhojne rastet ata kane reaguar per keto probleme. Vitin e kaluar rezervari i oksigjenit qendror ka pas defekte dhe nuk dihej nese tregonte sasine e sakte a po jo. Bile ka pas nderprerje edhe ne intensiven qendrore. Per te gjitha keto kam raportuar ne Gazeten Shneta.

    Nese vertetohen keto dyshime, atehere pergjegjesit dihen. Por shpresoj te mos mbetet ne sirtaret e Prokurorise sikurse rasti i oksidulit ne vitin 2017.

    https://www.facebook.com/vbujar/posts/10157835793689232

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!