×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari veteran distancohet nga skandali i RTK-së, ia ndalon t’ia transmetojë dokumentarët e kronikat derisa nuk ndërrohet udhëheqja aktuale

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 11:39

    Veterani i gazetarisë kosovare, Asllan Bajrami, si ish-punonjës i Radio Televizionit të Kosovës publikisht është distancuar nga zhvillimet e fundit në transmetuesin publik që lidhen me publikimin e një artikulli nga një medium boshnjak ku atakohen mediat e Kosovës.

    Bajrami ka shkruar se solidarizohet me gazetarët e RTK-së të cilët janë distancuar nga një lajm i tillë “i porositur” me qëllim të denigrimit të medias në Kosovë.

    Asllan Bajrami ka thënë se ndalon transmetimin e dokumentarëve dhe mijëra kronikave të realizuara personalisht, derisa në krye të RTK-së do të jenë në detyrë Bordi dhe Menaxhmenti aktual.

    Reagimi i plotë:

    DISTANCIM

    Si ish-punonjës i RTK-së, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Transmetuesin Publik, solidarizohem me kolegët gazetarë të cilët u distancuan nga lajmi i pafaktuar dhe i porositur me qëllim denigrimin e medias në Kosovë.

    Deklaroj publikisht që përderisa në krye të RTK–si të jetë në detyrë Bordi dhe Menaxmenti aktual, nuk lejoj të transmetohet në ekranin e RTK-së asnjë nga dokumentarët e mi si dhe materiale e kronika të tjera të arkivuara në këtë transmetues publik. Në të kundërt do të ndjek rrugën ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!