×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Visar Duriqi: Për pak ditë i rikthehem punës, nuk më ndalin aktet qyqare me prita

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 18:16

    Gazetari Visar Duriqi, i cili para pak ditësh u rrah nga tre persona, sot përmes një stautsi në Facebook ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.


    Ai thotë se institucionet gjegjëse po bëjnë krejt çfarë ju lejon ligji që të sjellin para drejtësisë sulmuesit, dhe ata siç thotë që e porositën rrahjen e tij, shkruan Reporteri.net.

    Duriqi thotë se edhe pak ditë i duhen për shërim dhe do t’i rikthehet punës së tij si gazetar.

    Postimi i tij pa ndërhyrje:

    Keto dite kam pranuar shume mesazhe e thirrje. Shume mbeshtetje. Iu kerkoj falje atyre qe nuk kam pasur mundesi qe te iu pergjigjem.

    Por, iu falenderoj te gjithve.

    Pas trajtimit ne institucionet shendetesore tash jam me mire.

    Institucionet e sigurise ne anen tjeter po bejne krejt cka lejon ligji qe te behet e qe ti sillen para drejtesise ata qe me sulmuan, rrjedhimisht edhe ata qe e kane porositur sulmin.

    Ata qe e kane porositur kete sulm, nga krejt llogaritjet qe i kane bere nje gje e kane harruar: kur kemi raportuar per te keqijat ne kete vend ne kemi qene te veteeijshem qe mund te na rrahin. Edhe vrasin. Pra, frika nga ta nuk ka qene kurr opsion per ne.

    Pak dite na duhen per sherim dhe gjithcka i kthehet punes se zakonshme ne raportim.

    Episodet e reja te InDoks dhe hulumtimet qe do te publikohen ne Insajderi nuk i ndalin as aktet qyqare me prita. Nuk jam vet, ne jemi ekipë e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!