Gazetarja austriake i quan ‘heronj politikë’ Osmanin e Kurtin

Gazetarja austriake, Adelheid Wölfl, në një analizë të shkruar në mediumin prestigjioz vjenez ‘Der Standard’, lidhur me ish-anëtarët e UÇK’së që po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte, me titullin ‘Ish-luftëtarët në Kosovë do mbajnë përgjegjësi’, ka trajtuar edhe çështjen e fatit politik pas situatës së Speciales.


Ajo, ndër të tjera, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe u.d. e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, janë figurat politike të cilat duan ta luftojnë korrupsionin.

“Procedimet kundër ish-komandantëve zhvillohen në një kohë kur politikanët janë të popullarizuar dhe gëzojnë shumë mbështetje nga popullata, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me luftëtarët e vjetër, por duan të luftojnë korrupsionin. Kjo përfshin kryeparlamentaren dhe presidentin e përkohshëm Vjosa Osmani, si dhe ish-kryeministrin Albin Kurti nga Vetëvendosja, të cilët mund të fitojnë zgjedhjet vitin e ardhshëm”, ka shkruar gazetarja austriake në analizën e saj.

Tutje, ajo ka shkruar edhe në një konotacion negativ për ish-liderët e UÇK’së, me theks të veçantë ndaj ish-presidentit Thaçi, si dhe ish-kryeparlamentarit Veseli.

“Gjykata Speciale tashmë kishte njoftuar akuzat kundër Thaçit në qershor para se ato të konfirmoheshin sepse Thaçi gjithmonë ishte përpjekur të anashkalonte gjykatën. “Z. Thaçi dhe Z. Veseli besohet se kanë kryer një fushatë të fshehtë për të shfuqizuar ligjin që krijon gjykatën dhe përndryshe pengojnë punën e gjykatës për t’u siguruar që ata nuk do të sillen para drejtësisë,” tha gjykata në një transmetim. Akuzat tani janë konfirmuar dhe të pandehurit tashmë janë marrë në pyetje”, thuhet tutje në analizën e Wölfl.

Analizën e plotë mund ta gjeni këtu.