×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja Dijana Toska për TV KLANIN e Shqipërisë: Turpi e ka emrin TV KLAN!

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 11:00

    Shqipërinë e goditi një tërmet i fuqishëm, i cili la 50 të vdekur, qindra të plagosur e shumë shtëpi e banesa të rrënuara. Kjo bëri që të gjithë shqiptarët të mobilizohen e u shpall edhe tri ditë zije, por televizioni kombëtar Klan Tv, nuk e ndryshoi skemën programore. Ata vazhduan me transmetimin e serialeve turke, emisionet argëtuese, e edhe moderatorë që këndojnë në emisione sikur Shqipëria të ishte në festë.


    Për këtë ka reaguar edhe gazetarja shqiptare nga Maqedonia, Dijana Toska, duke thënë se ‘Turpi e ka emrin TV KLAN’.

    Tosja, një nga emrat më të njohur të ish’Radio Televizionit të Prishtinës, e më pas edhe RTK’së, duke kritikuar kolegët e TV Klanit, thotë se ata po na e turpërojnë zanatin.

    Më poshtë, lexoni të plotë reagimin e gazetares Toska:

    TURPI E KA EMRIN TV KLAN!

    Aldo morning show, një emision dy orësh edhe në ditë zie përcillet me muzikë dhe moderatori këndon….

    Kur gjithë bota e civilizuar ka kthyer vëmendjen nga Shqipëria, kur gjithë kombi është ngritur në këmbë, kur në të gjitha trojet shqiptare po organizohen lutje për shpirtat e viktimave që mbetën nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, kur i gjithë shteti e kombi janë në gjendje të jashtëzakonshme, një Tv shqiptar qe tre ditë me rradhë e fillon programin e mëngjesit me muzikë…

    Na e turpëruat zanatin, na e morët fytyrën!

    Çka ti uroj këtij të ashtuquajturi koleg e kolegëve të tjerë të TV Klanit… Ju knoftë zemra!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!