×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja shfaq ”racizëm”: Për prishtinalitë është e pamundur me marrë përparësi nga 02-shat

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 16:21

    Prishtina është e vershuar nga veturat, nuk janë të rralla kolonat dhe pritjet deri në dhjetëra minuta, shkruan Reporteri.net


    Në një situate të tillë siç duke ka rastisur edhe gazetarja Erëza Vala e cila ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

    Sipas saj njëri nga shkaktarët janë edhe vozitësit e regjionit 02 të cilët nuk japin përparësi në komunikacion.

    Ajo përmes postimit është shprehur se 2 gjëra janë të pamundura për prishtinasit, njëra që të fitojnë lotarinë Amerikane ndërsa tjetra që të marrin përparësi në komunikacion nga personat me vetura të regjionit 02.

    Ndërkaq gazetarja është kritikuar nga disa komentues të cilët i kanë mbrojtur vozitësit e regjionit 02, ndërsa disa nga ta edhe e kanë përkrahur mendimin e gazetares. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!