×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazmend Muhaxheri tregon nëse do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 15:20

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:30 ku do të bëhen diskutimet dhe përgatitjet për organizimin e Kuvendit zgjedhor prej ku do të dalin me shef të ri të partisë.


    Deri tani, ambicie për të udhëhequr me LDK’në pas debaklit të 14 shkurtit ka shprehur Anton Quni.

    Lutfi Haziri e ka lënë pezull çështjen e kandiditmit, derisa Gazmend Muhaxheri thotë se nuk do të kandidojë.

    “Jo nuk do të kandidojë”, u shpreh shkurtimisht Muhaxheri për Express.

    Zgjedhjet e brendshme në LDK vijnë pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku për herë të parë në histori që nga themelimi, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka rënë në vetëm 100 mijë vota.

    Si rezultat i kësaj, Isa Mustafa ka vendosur të japë dorëheqje, i cili në disa reagime të mëvonshme ka deklaruar se nuk e kupton se pse elektorati e ka ndëshkuar partinë e tij.

    Deri tani, si emra të mundshëm për të udhëhequr me LDK’në janë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri e Kujtim Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!