×
  • Lajme
  • Lajme

    Geci: Komandant e kam pasur vetëm Adem Jasharin, pas tij kam qenë unë

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 22:36

    Ish-pjesëtarët e UÇK’së, Gani Geci dhe Sami Lushtaku, kanë folur për luftën që është zhvilluar në Drenicë.


    Derisa Lushtaku e ka përshkruar Gecin si ushtar të zot, por të padiciplinuar.

    “Edhe pse kemi pasur mospajtime politike, Ganiu ka qenë ushtar i zot por më shumë është sjell si paramilitar. Nuk e ka dëgjuar askënd”, ka thënë Lushtaku në Pressing.

    Geci e ka një shpjegim rreth ‘mosdiciplinës’ në luftë.

    Ai thotë se nuk ka qenë i dëgjueshëm ndaj komandantëve sepse e konsideron veten më të mirë se të tjerët.

    “Kam qenë më i miri. Pse me ardhë Rexhep Selimi kur unë kam qenë aty para tij. Komandant e kam pasur vetëm Adem Jasharin. Të dytin e kam shënuar veten”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!