×
  • Lajme
  • Lajme

    Geci publikon letrën ku Thaçi i thotë se UÇK ndien keqardhje që s’kërkoi më herët falje për Komunikatën nr.59

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 8:46

    Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një letër të cilën ia ka dërguar ish-presidenti Hashim Thaçi, në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.


    Geci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në këtë letër vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite ka qenë i lënduar moralisht, shpirtsht ai dhe familja e tij, ndërsa vet ka qenë edhe fizikisht i plagosur.

    “Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht,shpirtërisht unë dhe familja ime ndersa une kam qenë edhe fizikisht i plagosur”, shkruan Geci.

    Tutje ai thotë se kjo letër është e shkruar më 27 dhjetor 2018, ndërsa më 11 shkurt 2019 Thaçi i kërkoi ndjesë publike edhe përmes televizionit publik të Kosovës.

    Në këtë Komunikatën nr.59, Gani Geci ishte shpallur ‘tradhtar’ dhe ishte kërkuar likuidimi i tij.

    Ky është postimi i plotë i Gecit:

    Të dashur miq,

    dua ta bëjë publike një Komunikatë për Shtyp dërguar nga Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët ndiejnë keqardhje që nuk janë distancuar dhe nuk më kanë kërkuar falje më herët për Komunikatën nr.59.

    Kjo komunikatë për shtyp është e shkruar me datën 27.12.2018 ndersa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK.

    Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht,shpirtërisht unë dhe familja ime ndersa une kam qenë edhe fizikisht i plagosur

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!