×
  • Lajme
  • Lajme / Prekaz

    Gërvalla: Jasharët u bënë heronj të pavdekshëm të historisë së Kosovës

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 15:34

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe në Prekaz për 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së ku ka thënë se familja Jashari në përballje me një shtet të tërë policor dhe ushtarak, pas një lufte të pabarabartë u bënë heronj të pavdekshëm të historisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Ministrja Gërvalla ka shkruar se vendi ku dikur loznin fëmijët e familjes Jashari tani pret çdo vit mijëra vizitorë që nderojnë këtë familje.

    “U kujtoftë sa të jetë jeta Komandanti Adem Jashari dhe gjithë familja Jashari”, ka shkruar ajo mes tjerash.

    Postimi i plotë:

    Në truallin e mësuesit Shaban Jashari, udhërrëfyesit të brezave të rinj të familjes Jashari dhe të Drenicës, nga i cili mësuan si duhet atdheu dhe sa e shtrenjtë është liria.

    Vendi ku dikur loznin fëmijët e familjes Jashari, çdo vit pret me mijëra vizitorë që nderojnë jetën dhe veprën madhështore të Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit, të grave, vajzave, djemve dhe fëmijëve të kësaj familjeje.

    Në muajin e ringjalljes së natyrës, familja Jashari në përballje me një shtet të tërë policor dhe ushtarak, pas një lufte të pabarabartë, u bënë heronj të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovës.

    Bashkë me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, Kryeministrin Albin Kurti, kabinetin qeveritar dhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës, bëmë homazhe te Jasharët në Prekaz, duke vlerësuar lart luftën dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

    U kujtoftë sa të jetë jeta Komandanti Adem Jashari dhe gjithë familja Jashari!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!