Gërvalla: Kurti do anëtarsimin e Kosovës në BE, jo Bashkim Kombëtar me Shqipërinë

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz është prezantuar para publikut gjerman dhe ka folur për një varg çështjesh, përfshirë edhe “Shqipërinë e Madhe”.


Ndër tjerash, Gërvalla Schwarz ka treguar pse qeverisë i duhet kaq shumë kohë për t’u përgatitur për dialogun me Serbinë por megjithatë nuk ka treguar kërkesat konkrete të palës kosovare.

E pyetur nga deputeti i Partisë së Gjelbër në Bundestag, Manuel Sarrazin, për “Shqipërinë e Madhe, ajo i përmendi asaj bashkimin paqësor që kishte ndodhur mes dy gjermanive, por i kujtoi se Kurti kishte qëndrim ndryshe nga sa raportohej në media.

“Nuk keni përse të keni frikë [nga Bashkimi Kombëtar], 93% e shtetasve të Kosovës dëshirojnë të anëtarësohen në BE(…)Nëse e dëgjoni zotri Kurtin deri në fund dhe nuk merrni vetëm deklaratat e shkëputura nëpër media do ta kuptoni se edhe ai këtë thotë,” tha Gërvalla.

Ajo shtoi se qeveria e saj synon që brenda katër vjetëve të bëhet kandidate e BE-së.