×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

    Reporteri
    05 Dhjetor 2023 | 23:36
    Donika Gërvalla Shwarz

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, në DPT te Fidani, ka rrëfyer për jetën e saj. Ka treguar se sivjet janë bërë 3 vjet konstant që ajo jeton në Kosovë. Pak më pak politikë, ajo në emision ka kujtuar dhjetorin e 79’tës se si policia ia kishte marrë babanë.

    “Isha në klasën e dytë. Më 14 dhjetor u ktheva në banesë dhe gjeta policinë duke bastisur banesën. Kërkonin diçka për t’i dhënë arsye për ta arrestuar babin. Atë ditë ai u largua dhe më nuk u kthye. Më 14 janar 1980 jemi bashkëngjitur edhe ne me babanë në Prishtinë. Kam qenë 8-vjeçare, isha në klasën e dytë”, u shpreh ajo.

    Gërvalla ka thënë se kanë përjetuar shumë skena të këqija. Madje, edhe ka parë teksa i maltretohej e ëma.

    “E mbaj mend si kohën më të keqe të jetës sime. Dhjetori për mua ka shije të keqe, sidomos që pasohet nga janari”, tha tutje.

    Gërvalla, ka rrëfyer se sa e vështirë është të largohesh nga atdheu.

    “Tre herë në jetën time jam larguar vetëm me një çantë dore për shkak se kur jemi larguar nga Prishtina, kemi ikur në Shkup pastaj në Gjermani. Tre herë kam filluar jetën nga zero. Si fëmijë, jeta ime ka qenë e mbushur me ankth. Axha (Bardhoshi) që është vrarë bashkë me babin, na priste në Gjermani”, ka kujtuar ajo.

    “Babai doli shumë shkurt, na përqafoi dhe u largua”, theksoi tutje.

    Gërvalla, ka kujtuar se babai i saj “ka qenë njeri shumë i dashur në Prishtinë, merrej me muzikë e art”.

    Gërvalla, ka kujtuar edhe një fjalim të babait të saj që e ka dëgjuar në diktafon.

    “Babi aty thotë që, unë kam nevojë ta japë një deklaratë sepse ne jemi viktima të UDB jugosllave dhe për shkak se angazhohemi për Republikën e Kosovës prandaj është kryer atentati ndaj nesh”.

    Menjëherë më 18 janar, thotë Gërvalla, në Rilindje u shkrua “Bandat shqiptare vrasin njëri-tjetrin”.

    “Babi ka thënë gjithmonë se po na vrajnë, e pastaj thonë e vranë njëri-tjetrin. Prandaj babi nuk ka pranuar të hyjë në operacion”m u shpreh tutje ajo.

    Gërvalla, po ashtu tha se “është e qartë që urdhri ka ardhur nga Beogradi”, për vrasjen e Jusuf Gërvallës.

    Jusuf Gërvalla është vrarë në Gjermani.

    Jusuf Gërvalla u vra më 17 janar 1982, deri ishte veprimtar, shkrimtar, muzikant, marksist-leninist shqiptar i Kosovës dhe themelues i grupit të quajtur Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!