×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Prania e “Sllobës së vogël” në panel, fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 23:37
    Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur për reagimin e saj që e ka bërë sot në ë Konferencën kundër Dhunës Seksuale në Konflikt (PSVI), në Londër, ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, të cilin e ka quajtur “arkitekt të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor”.

    Ajo ka theksuar se prania e Daçiq në atë panel ka qenë një fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë.

    “Reagimi ka qenë shumë i natyrshëm sepse është pikërisht pritja që viktimat të mos kenë nevojë të ballafaqohen pikërisht me autorët e krimeve, as me ata që i kryejnë krimet direkt, por as edhe me ata që kontribuuan në forma të ndryshme që këto krime të jenë të mundshme”.

    “Natyrisht, që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, si dorë e djathtë e Sllobodan Millosheviqit ose siç publiku në Serbi e thërret si “Slloba i vogël”, ka qenë një prej autorëve kryesor të krimeve të gjenocidit si në Bosnje Hercegovinë, ashtu edhe në Kosovë. Dhe prandaj, vet prania e tij në sallë, aq më tepër, prania e tij si panelist në këtë konferencë kaq të rëndësishme ka qenë një fyerje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në botë”, ka thënë Gërvalla-Schwarz për Klan Kosova.

    Duartrokitet Gërvalla në Londër kur kritikon pjesëmarrjen e Daçiçit në konferencë kundër dhunës seksuale: “Pse flet ky njeri, ka qenë dora e djathtë e Millosheviçit”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!