×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla takon kryediplomaten belge: Belgjika mirëpret përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 18:13
    Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla dhe kryediplomatja belge, Hadja Lahbib

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme të Belgjikës, znj. Hadja Lahbib.

    Në takim u diskuatuan një numër çështjesh bilaterale duke përfshirë edhe integrimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, process të cilin Belgjika e mbështet.

    “Temë e veçantë e diskutimeve ishte edhe avancimi i integrimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, procese këto për të cilat ministrja Gërvalla u shpreh mirënjohëse për përkrahjen parimore të Belgjikës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcjell Reporteri.net.

    Ndër të tjera ministret Gërvalla dhe Lahbib shprehën edhe përkushtimin e dyanshëm për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve Kosovë-Belgjikë, me theks të veçantë në shfrytëzimin e një diaspore të rëndësishme kosovare në Belgjikë si urë lidhëse shtesë mes dy vendeve tona./Reporteri.net/

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!